DETYRA FINALE
Section outline
-
-
U hap: e mërkurë, 10 dhjetor 2025, 1:00 AMDeri: e enjte, 15 janar 2026, 1:00 AM
RAPORT
Në raportin e detyrës mësimore (nga 1 deri në 2 faqe) duhet të përpunoni idenë ose metodën tuaj të provuar nga këndvështrime praktike. Detyra juaj duhet t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:
1. Çfarë ideje ose metode gjithëpërfshirëse provoni në klasën tuaj?
2. Cilat qenë synimet tuaja për idenë ose metodën e provuar?
3. Sa të suksesshme kanë qenë synimet tuaja deri tani?
4. Çfarë mësuat gjatë provës?
5. Reflektoni se si ka ndryshuar të menduarit tuaj gjatë provës?
6. Çfarë idesh keni për zhvillimet e së ardhmes?
Bashkëngjitini raportit dokumentacionin e idesë ose metodës suaj që provuat. Dokumentacioni mund të përmbajë për shembull: foto, tekste, video, komente nxënësish.
Vëreni edhe kriteret e vlerësimit - të diturit e asaj që pritet nga raporti i detyrës do t’ju ndihmojë.
DORËZIMI
Dorëzojeni detyrën tuaj nëpërmjet platformes para fillimit të trajnimit përfundimtar.
Emëroni dokumentin: EMRI JUAJ
Dërgojeni detyrën vetëm në share folder tek skedari “detyra”.
VLERËSIMI
Kriteret e vlerësimit për detyrat e të nxënit janë sa më poshtë, pjesëmarrësi:
- tregon se i kupton qartë konceptet kyç të përfshira në detyrën e të nxënit dhe influencën e tyre tek i nxëni dhe vetë puna e tyre.
- e ka provuar metodën e përfshirë në detyrën e të nxënit gjatë punës.
- siguron dokumentacionin e eksperimentit të mësimdhënies (foto, video, komente nxënësish, etj.)
- reflekton dijen e vet në detyrën e të nxënit (vetëvlerësim).
Detyra e të nxënit vlerësohet si kaluese ose ngelëse.
-
Stili i shkronjës
Ngjyra e sfondit
Hapësira ndërmjet shkronjave
Madhësia e shkronjës
Dukshmëria e imazhit
Hapësira ndërmjet shkronjave
Lartësia e rreshtit
Theksimi i lidhjes
Ngjyra e tekstit