Section outline

    • Opened: Wednesday, 10 December 2025, 1:00 AM
      Due: Thursday, 15 January 2026, 1:00 AM

      RAPORT

      Në raportin e detyrës mësimore (nga 1 deri në 2 faqe) duhet të përpunoni idenë ose metodën tuaj të provuar nga këndvështrime praktike. Detyra juaj duhet t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:

      1.      Çfarë ideje ose metode gjithëpërfshirëse provoni në klasën tuaj?

      2.      Cilat qenë synimet tuaja për idenë ose metodën e provuar?

      3.      Sa të suksesshme kanë qenë synimet tuaja deri tani?

      4.      Çfarë mësuat gjatë provës?

      5.      Reflektoni se si ka ndryshuar të menduarit tuaj gjatë provës?

      6.      Çfarë idesh keni për zhvillimet e së ardhmes?

      Bashkëngjitini raportit dokumentacionin e idesë ose metodës suaj që provuat. Dokumentacioni mund të përmbajë për shembull: foto, tekste, video, komente nxënësish.

      Vëreni edhe kriteret e vlerësimit - të diturit e asaj që pritet nga raporti i detyrës do t’ju ndihmojë.

      DORËZIMI

      Dorëzojeni detyrën tuaj nëpërmjet platformes para fillimit të trajnimit përfundimtar.

      Emëroni dokumentin: EMRI JUAJ

      Dërgojeni detyrën vetëm në share folder tek skedari “detyra”.

      VLERËSIMI

      Kriteret e vlerësimit për detyrat e të nxënit janë sa më poshtë, pjesëmarrësi:

      -        tregon  se i kupton qartë konceptet kyç të përfshira në detyrën e të nxënit dhe influencën e tyre tek i nxëni dhe vetë puna e tyre.

      -        e ka provuar metodën e përfshirë në detyrën e të nxënit gjatë punës.

      -        siguron dokumentacionin e eksperimentit të mësimdhënies (foto, video, komente nxënësish, etj.)

      -        reflekton dijen e vet në detyrën e të nxënit (vetëvlerësim).

      Detyra e të nxënit vlerësohet si kaluese ose ngelëse.

Accessibility

Font Face Font Face

Background Colour Background Colour

Font Kerning Font Kerning

Font Size Font Size

1

Image Visibility Image Visibility

Letter Spacing Letter Spacing

0

Line Height Line Height

1.2

Link Highlight Link Highlight

Text Colour Text Colour