New section
Section outline
-
-
Opened: Tuesday, 2 December 2025, 12:00 AMDue: Tuesday, 9 December 2025, 12:00 AM
Dita e dyte e trajnimit
Titulli i sesionit 4: Hyrje në arsimin gjithëpërfshirës
Titulli i sesionit 5: Si të dallojmë dhe të mbështesim vështirësitë në të nxënë?
Titulli i sesionit 6: Kompetenca socio-emocionale. Si të mbështesim zhvillimin e aftësive socio-emocionale?
DETYRA MËSIMORE
Provoni një ide ose metodë mësimdhënieje gjithëpërfshirëse të prezantuara në kete trajnim në klasën tuaj. Zgjidhni një ide për ta bërë më gjithëpërfshirëse.
RAPORT
Në raportin e detyrës mësimore (nga 1 deri në 2 faqe) duhet të përpunoni idenë ose metodën tuaj të provuar nga këndvështrime praktike. Detyra juaj duhet t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:
1. Çfarë ideje ose metode gjithëpërfshirëse provoni në klasën tuaj?
2. Cilat qenë synimet tuaja për idenë ose metodën e provuar?
3. Sa të suksesshme kanë qenë synimet tuaja deri tani?
4. Çfarë mësuat gjatë provës?
5. Reflektoni se si ka ndryshuar të menduarit tuaj gjatë provës?
6. Çfarë idesh keni për zhvillimet e së ardhmes?
Bashkëngjitini raportit dokumentacionin e idesë ose metodës suaj që provuat. Dokumentacioni mund të përmbajë për shembull: foto, tekste, video, komente nxënësish.
Vëreni edhe kriteret e vlerësimit - të diturit e asaj që pritet nga raporti i detyrës do t’ju ndihmojë.
DORËZIMI
Dorëzojeni detyrën tuaj nëpërmjet platformes para fillimit të trajnimit përfundimtar.
Emëroni dokumentin: EMRI JUAJ
Dërgojeni detyrën vetëm në share folder tek skedari “detyra”.
VLERËSIMI
Kriteret e vlerësimit për detyrat e të nxënit janë sa më poshtë, pjesëmarrësi:
- tregon se i kupton qartë konceptet kyç të përfshira në detyrën e të nxënit dhe influencën e tyre tek i nxëni dhe vetë puna e tyre.
- e ka provuar metodën e përfshirë në detyrën e të nxënit gjatë punës.
- siguron dokumentacionin e eksperimentit të mësimdhënies (foto, video, komente nxënësish, etj.)
- reflekton dijen e vet në detyrën e të nxënit (vetëvlerësim).
Detyra e të nxënit vlerësohet si kaluese ose ngelëse.
-
Font Face
Background Colour
Font Kerning
Font Size
Image Visibility
Letter Spacing
Line Height
Link Highlight
Text Colour