Detyra
DETYRA MËSIMORE
Provoni një ide ose metodë mësimdhënieje gjithëpërfshirëse të prezantuara në kete trajnim në klasën tuaj. Zgjidhni një ide për ta bërë më gjithëpërfshirëse.
RAPORT
Në raportin e detyrës mësimore (nga 1 deri në 2 faqe) duhet të përpunoni idenë ose metodën tuaj të provuar nga këndvështrime praktike. Detyra juaj duhet t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:
1. Çfarë ideje ose metode gjithëpërfshirëse provoni në klasën tuaj?
2. Cilat qenë synimet tuaja për idenë ose metodën e provuar?
3. Sa të suksesshme kanë qenë synimet tuaja deri tani?
4. Çfarë mësuat gjatë provës?
5. Reflektoni se si ka ndryshuar të menduarit tuaj gjatë provës?
6. Çfarë idesh keni për zhvillimet e së ardhmes?
Bashkëngjitini raportit dokumentacionin e idesë ose metodës suaj që provuat. Dokumentacioni mund të përmbajë për shembull: foto, tekste, video, komente nxënësish.
Vëreni edhe kriteret e vlerësimit - të diturit e asaj që pritet nga raporti i detyrës do t’ju ndihmojë.
DORËZIMI
Dorëzojeni detyrën tuaj nëpërmjet platformes para fillimit të trajnimit përfundimtar.
Emëroni dokumentin: EMRI JUAJ
Dërgojeni detyrën vetëm në share folder tek skedari “detyra”.
Stili i shkronjës
Ngjyra e sfondit
Hapësira ndërmjet shkronjave
Madhësia e shkronjës
Dukshmëria e imazhit
Hapësira ndërmjet shkronjave
Lartësia e rreshtit
Theksimi i lidhjes
Ngjyra e tekstit