Rreth Nesh

Building a vibrant and inclusive region through collaboration on shared goals and a commitment to open societies.

Platforma Digjitale e Mësimdhënies dhe të Nxënit (TLP) përbën një hapësirë kombëtare online, e cila i dedikohet forcimit të zhvillimit profesional të mësuesve dhe trajnuesve në të gjithë Shqipërinë.

E krijuar në kuadër të projektit të BE-së për Mësimdhënie Gjithëpërfshirëse, kjo platformë mbështet ofrimin e një arsimi cilësor, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në kompetenca, duke u mundësuar mësuesve akses të drejtpërdrejtë në burime trajnimi, kurse interaktive, mjete bashkëpunimi, si dhe mundësi për certifikim.

Platforma është konceptuar për të shërbyer si një qendër e përhershme për zhvillimin profesional të vazhdueshëm të mësuesve në detyrë, duke u ofruar atyre mundësinë të mësojnë me ritmin e tyre, të bashkëveprojnë me kolegë e mentorë, dhe të veprojnë në përputhje me praktikat dhe standardet bashkëkohore të arsimit.

Projekti koordinohet nën autoritetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nëpërmjet Njësisë Qendrore të Financimit dhe Kontraktimit (CFCU).

Me anë të TLP-së, Shqipëria hedh një hap të rëndësishëm përpara në fushën e arsimit digjital, duke synuar të kapërcejë barrierat në akses, cilësi dhe gjithëpërfshirje brenda sistemit arsimor parauniversitar të vendit.

Aksesueshmeri

Stili i shkronjës Stili i shkronjës

Ngjyra e sfondit Ngjyra e sfondit

Hapësira ndërmjet shkronjave Hapësira ndërmjet shkronjave

Madhësia e shkronjës Madhësia e shkronjës

1

Dukshmëria e imazhit Dukshmëria e imazhit

Hapësira ndërmjet shkronjave Hapësira ndërmjet shkronjave

0

Lartësia e rreshtit Lartësia e rreshtit

1.2

Theksimi i lidhjes Theksimi i lidhjes

Ngjyra e tekstit Ngjyra e tekstit