Regjistrimi në një kurs
Regjistrimi në një kurs
Pasi të jeni identifikuar në platformë, mund të shfletoni listën e kurseve të disponueshme dhe të regjistroheni në to. Ekzistojnë tre mënyra të ndryshme regjistrimi:
1. Jeni tashmë i regjistruar
Nëse menaxheri/trajneri ju ka regjistruar paraprakisht, një klikim mbi titullin e kursit do t'ju çojë direkt në mjedisin e kursit, ku mund të hyni menjëherë te materialet dhe aktivitetet mësimore.
2. Vetëregjistrim (Self-enrolment)
Nëse kursi është i hapur për vetëregjistrim dhe nuk jeni regjistruar ende:
- Klikoni mbi titullin e kursit
- Do të ridrejtoheni në një faqe informacioni ku shihni një përmbledhje të kursit
- Klikoni butonin "Më regjistro"
- Disa kurse mund të kërkojnë një çelës regjistrimi — ky çelës ofrohet nga trajneri juaj
3. Regjistrim me Aplikim

Nëse kursi kërkon miratim paraprak:
- Klikoni mbi titullin e kursit
- Klikoni butonin "Apliko"
- Pasi menaxheri/trajneri të miratojë kërkesën tuaj, do të njoftoheni përmesseksionit Njoftimet nëplatformë

Shënim: Metoda e regjistrimit varet nga mënyra që trajneri ka konfiguruar kursin. Nëse nuk jeni të sigurt, kontaktoni trajnerin tuaj.
Stili i shkronjës
Ngjyra e sfondit
Hapësira ndërmjet shkronjave
Madhësia e shkronjës
Dukshmëria e imazhit
Hapësira ndërmjet shkronjave
Lartësia e rreshtit
Theksimi i lidhjes
Ngjyra e tekstit